Ish këshilltari i Hashim Thaçit, Artan Behrami, ka komentuar fjalimin e kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, në Asamblenë e Përgjithshme të Këshillit të Evropës.
Këtë fjalim, Behrami e quajti “emocional”.
“Shihet që Rama ka investuar kohë dhe mund, por në të njëjtën kohë ka edhe shumë përmbajtje dhe unë mendoj që mesazhi kryesor i adresimit të tij ka qenë për të thënë atë që është dashur të thuhet në Këshillin e Evropës”, tha Behrami.
“Është njëfarë këndellje që ai ia bën Bashkimit Evropian, është një këndellje që ai ua bën deputetëve të Këshillit të Evropës si një tempull i respektimit të të drejtave të njeriut… Asnjëherë nuk është shfrytëzuar një audiencë e tillë për të bërë një gjë të tillë sepse lufta në Gjykatën Speciale nuk është më legale, avokatët mbrojtës i kanë shterrë të gjitha mundësitë legale, janë avokatë që e kanë fituar çdo betejë në tribunalin e Hagës, sot i humbin të gjitha betejat në Gjykatën Speciale”


