Kryeministri Edi Rama, pas fjalës drejtuar Asamblesë së Këshillit të Evropës ka dhënë një deklaratë për mediat shqiptare, ku tha se deklarata e tij do të jetë temë debati në Serbi.
Rama theksoi se nuk tërhiqet nga asnjë fjalë që ka thënë, pasi sipas tij e vërteta duhet thënë edhe pse dhemb.
Më tej theksoi se raporti i “Dick Marty” prek të gjithë kombin shqiptar, ndërsa shtoi se akuzat janë të pavërteta.
“Që do të ketë debat në Serbi le të ketë. S’kam asnjë shqetësim, gjërat duhen thënë. E vërteta dhemb por shëron. E vërteta është e zbardhur, nuk ka asnjë provë, asnjë indicie, përveç kanaleve të fantazisë së gjeneralit të gjallë të ushtrisë së gjallë. Kjo historia e organeve të trafikuar nga shqiptarët shkon përtej Hashim Thaçit, prek të gjithë kombin shqiptar. Është një akuzë qesharak”, tha Rama.


