Deputetja e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi ka publikuar fotografi me kryeministrin Edi Rama nga Strasburgu, raporton Gazeta Blic.
Ajo e ka falënderuar atë për fjalimin historik në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës!
Ajo ka thënë se është mirënjohëse që ai po e mbron të vërtetën për luftën çlirimtare.
Postimi i saj i plotë:
Faleminderit Kryeministër Rama për fjalimin historik në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës!
Mirënjohës që mbron të vërtetën për luftën tonë çlirimtare dhe të drejtën tonë të patjetërsueshme për liri dhe pavarësi.