Ish ministri i jashtëm Enver Hoxhaj ka falënderuar kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, për fjalën në Këshillin e Evropës, raporton Gazeta Blic.
Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se Rama nuk po rresht që treguari Evropës zërin e popullit të Kosovës, derisa e ka falënderuar që po mbron vlerat e luftës dhe shokët që janë në Hagë.
Postimi i tij i plotë:
Kryeministri Edi Rama nuk po rreshtë së treguari Evropës zërin e popullit të Kosovës! Faleminderit kryeministër që po mbron vlerat e luftës sonë, që po mbron shokët tanë që janë padrejtësisht në Hagë dhe faleminderit për dashurinë e madhe ndaj Kosovës!
Populli i Kosovës të është mirënjohës!


