Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti ka falënderuar kryeministrin Edi Rama për fjalën në Këshillin e Evropës, raporton Gazeta Blic.
Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se Shqipëria mbetet zëri ynë, derisa Kosova të anëtarësohet në mekanizmat ndërkombëtarë.
Postimi i tij i plotë:
Faleminderit Kryeministër Edi Rama për fjalën në Këshillin e Evropës.
Derisa Kosova të anëtarësohet në mekanizmat ndërkombëtarë, Shqipëria mbetet zëri i jonë, krahas vendeve mike që kanë mbështetur përpjekjet e popullit të Kosovës për liri e pavarësi.


