Lajme

Kryediplomati austriak: Momenti i fundit që të lëvizet përpara dhe përfundimisht t’i liberalizohen vizat edhe Kosovës

10/12/2022 15:19
nga:Astrit Gashi

Komisioni Evropian sot ka dalë me raport përmes të cilit ka rekomanduar dhënien e statusit të vendit kandidat për integrim në Bashkimin Evropian për Bosnje e Hercegovinën.

Ndaj kësaj ka reaguar kreu i diplomacisë austriake, Alexander Schallenberg, duke thënë se është një lëvizje strategjike dhe një vendim që është dashur të merret më herët.

Gjithashtu Schallenberg ka thënë se është koha e fundit që të lëvizet përpara dhe përfundimisht t’i liberalizohen vizat edhe Kosovës.

“Duhen vepra më shumë se fjalë”, ka shkruar Schallenberg.