Lajme

Vepra më e re penale në Kosovë / Çka nënkupton ‘Testimi i Virgjërisë’- mjeko ligjori Arsim Gërxhaliu jep detaje: U bë deri më 2016-ën!

10/12/2022 13:54
nga:N M

Disa ndryshime janë propozuar në Kodin Penal të Kosovës, ku ashpërsohen dënimet ndaj dhunuesve në familje dhe atyre ndaj grave, raporton Gazeta Blic.

Por ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu e ka futur si veprën më të re penale edhe testimin e virgjërisë.

Por çka nënkupton Testimi i Virgjërisë?

Testimi i virgjërisë në Kosovës kishte ndodhur deri më vitin 2016, prej se kur është themeluar Instituti i Mjekësisë Ligjore në vend.
Prej 2016 testime të tilla nuk bëhen më në këtë institut.

Arsim Gërxhaliu, mjek ligjor në këtë institut ka dhënë detaje për Gazeta Blic se çfarë nënkupton vepra më e re penale e propozuar nga ministria e Drejtësisë.

Ai ka treguar se në institut ka pasur shumë testime deri më 2016.

“Kjo i bie se përpara testimi i virgjërisë, ekzaminimi për testimin e virgjërisë që para vitit 2016 janë bërë. Pra, prej është kur është krijuar Instituti i Mjekësisë Ligjore në vitet e 70 janë bërë testime. Pas përfitimit të IPA-s, projektit 1 ka filluar instituti të merret me implikimin e Protokollit të Stambollit dhe të gjithë mjeko-ligjorët më 2016 në IML kemi bërë një kontratë vetanake me BE-në, se nuk do të bëjmë më teste të virgjërisë duke respektuar Protokollin e Stambollit, i cili thotë ose mbron të drejtat e barazisë gjinore në aspektin se nëse një cip himanale e paraqet nderin apo mos nderin e femrës, atëherë çka për meshkujt. Nga 2016 unë personalisht si Arsim Gërxhaliu po as mjeko ligjorët e tjerë nuk kemi bërë këso teste”, thotë ai.

Plotësimi i Kodit Penal: “Testimi i virgjërisë” do të jetë vepër penale në Kosovë