Stafi i ekipit turk, Sivvaspor ka arritur në kryeqytetin e Kosovës, Prishtinë para ndeshjes së nesërme ndaj FC Ballkanit.
Kampioni i Kosovës, FC Ballkani dhe fituesi i Kupës së Turqisë, Sivvaspor takohen nesër nga ora 21:00 në stadiumin “Fadil Vokrri” – në kuadër të xhiros së katërt të fazës së grupeve të UEFA Conference League, përcjell GazetaBlic Sport.
Lojtarët dhe stafi i Sivvasporit para pak minutash kanë arritur në Prishtinë.
Ata sonte do të stërviten në kryeqytet – teksa do të qëndrojnë në një nga hotelet e Prishtinës.
Ja pamjet e sigurara nga GazetaBlic Sport:


