Lajme

Haradinaj-Kurtit: Shteti nuk mbahet me “vitra”, pensionistët nuk kanë nevojë për lëmoshë

10/12/2022 11:17
nga:Genita C

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e sotme, do të ndaj 100 euro shtesë për pensionistët, në kuadër të masës 3.2, mbështetja për pensionistët, raporton GazetaBlic.

Ndaj këtij lajmi ka reaguar kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj i cili e quajti Kurtin mashtrues.

“Jetesa në Kosovë po bëhet e papërballueshme, si pasojë e rritjes pa kontroll të çmimeve, e Kryeministri në stilin e një mashtruesi ordiner, provon që duke ndarë lëmoshë t’i mbajë “gjallë” pensionistët të cilët me aq sa marrin nuk i sigurojnë dot as ilaqet”, shkruan Haradinaj.

Kërkesa e Haradinajt për Kurtin është që të rris pagat e pensionet sepse sipas tij shteti po shndërrohet në “cirk social”.

Shkrimi i plotë:

Shteti nuk mbahet me “vitra”

Jetesa në Kosovë po bëhet e papërballueshme, si pasojë e rritjes pa kontroll të çmimeve, e Kryeministri në stilin e një mashtruesi ordiner, provon që duke ndarë lëmoshë t’i mbajë “gjallë” pensionistët të cilët me aq sa marrin nuk i sigurojnë dot as ilaqet.

Shteti nuk mbahet me “vitra”, herë 50 euro e herë 100 euro! Zgjidhja është me masa të përhershme. Rriti pagat e pensionet e mos e shndërro shtetin në “cirk social”. Pensionistët kanë nevojë për dinjitet e jo për lëmoshë.

Nëse nuk di, merr shembull nga shtetet përreth.