Lajme

“Kurti ka informacione kush ka marrë para nga Rusia, financimi rusë ishte temë diskutimi me Edi Ramën”

10/12/2022 11:05
nga:Genita C

Ish-ministri Astrit Haraqija, thotë se Albin Kurti e ka obligim të tregoj kush ka marrë para nga Rusia, raporton GazetaBlic.

Përmes një shkrimi në “Facebook”, Haraqija thotë kjo temë ka qenë pjesë e diskutimit në takimin e paplanifikuar mes Kurtit dhe Edi Ramës.

“Z.Kryeministër Kurti ke obligim me tregu se kush ka marrë para prej Rusisë, se ki informacione, edhe vizita jo e planifikuara te Kryeministri Rama ka qenë njëra prej temave, financimi rusë në trojet shqiptare”, shkruan Haraqija.