Një fitore për të futur në fazën e 16-të të Ligës së Kampionëve. Ky është qëllimi i Interit në ndeshjen e sotme në Camp Nou. Nerazzurrët, në rast fitoreje, janë thuajse të sigurt që do të hyjnë në fazën tjetër të kompeticionit.
Interi kualifikohet në raundin e 16-të nëse mposht Barcelonën dhe Bayern Munich humbet ose barazohet kundër Viktoria Plzen. Ky është skenari që do t’i buzëqeshte më shumë Nerazzurrëve. E komplikuar, veçanërisht në lidhje me një takim të vështirë në Katalonjë, por jo e pamundur. Edhe me një barazim të mundshëm, skuadra e Simone Inzaghit do të ishte dukshëm përpara Barçës. Në atë pikë, në fakt, Interi mund të mbyll me 10 pikë në renditje edhe duke mposhtur Plzen në San Siro dhe duke humbur nga Bayern në Mynih xhiron e fundit, përcjell GazetaBlic Sport.
Çfarë ndodh nëse përfundojnë me pikë të barabarta?
Shikohen:
1. Pikët në ndeshjet direkte;
2. Diferenca e golave në ndeshjet direkte;
3. Diferenca e përgjithshme e golave;
Humbja mund të mos jetë katastrofike – por do t’i komplikonte gjërat për kualifikim.
/GazetaBlic Sport


