Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka kërkuar që të vendosen sa më shumë sanksione ndaj Rusisë.
Kjo si një përgjigje për valën e re të terrorit që është bërë në Ukrainë që nga sulmet e së hënës. Të paktën 19 persona u vranë dhe dhjetëra të tjerë u plagosën pasi raketat ruse goditën rajone në të gjithë vendin.
Zelensky deklaroi se sulmet do të jene vetëm një vonesë për rimëkëmbjen e tyre. Pas sulmeve të tjera të martën, ai i bëri thirrje Perëndimit të gjejë mënyra të reja për të ushtruar presion politik ndaj Rusisë dhe për të mbështetur Ukrainën.
Për një valë të re terrori duhet të ketë një valë të re përgjegjësie për Rusinë, sanksione të reja, forma të reja presioni politik dhe forma të reja mbështetjeje për Ukrainën”.
“Shteti terrorist duhet të privohet edhe nga mendimi se çdo valë terrori mund të sjellë gjithçka”,ka thënë Zelensky, shkruan BBC, transmeton KlanKosova.tv.
Thirrjet erdhën pas takimit virtual që ai pati me liderët e grupit G7, të martën.


