Në vatrat e dijes nëpër qytetet e ndryshme të Kosovës nuk mungojnë veprimet e dhunshme.
Ka shumë e shumë raste kur publikohen pamje nga shkollat e vendit, ku shihen se nxënësit përfshihen në përleshje fizike mes vete.
Në një rrahje janë përfshirë edhe disa vajza të mitura të cilat janë nxënëse në një shkollë fillore në Kaçanik.
Në pamjet e publikuara shihet se si nxënëset ushtrojnë dhunë ndaj njëra-tjetrës, ndërsa shokët e shoqet e tyre i filmojnë ato duke qeshur.


