Sporti

Pioli shumë i nervozuar pas ndeshjes: I thashë gjyqtarit atë që meritonte pas ndeshjes

10/11/2022 23:39
nga:Mergim Rreci

Stefano Pioli ishte shumë i nervozuar pas ndeshjes ndaj Chelsea dhe diskutoi me gjyqtarin e ndeshejes.

Trajneri ishte dukshëm i tërbuar teksa iu drejtua gjyqtarit gjerman Daniel Siebert  dhe protestoi për vendimet që e ndryshuan plotësisht lojën, përcjell GazetaBlic Sport.

“Ndeshja sapo kishte filluar dhe kisha ndjenjën se po bënim mirë. Kartoni i kuq dhe penalltia ndryshuan lojën, ndaj një skuadre që ishte tashmë e fortë dhe nuk kishte nevojë të kishte edhe një njeri shtesë”, tha Pioli për Mediaset Infinity.

“Ne kishim shanset për t’u rikthyer në të. Kjo është për të ardhur keq, patëm ndjenjën se mund të thoshim vërtet fjalën tonë këtë mbrëmje.”

“Nuk kam nevojë ta shoh përsëritjen, ishte shumë e lehtë për të gjykuar atë ngjarje. I thashë gjyqtarit se çfarë mendoja për të pas ndeshjes. Anglishtja ime nuk është saktësisht e rrjedhshme, por mendoj se ai e ka idenë e përgjithshme…”, tha Pioli.

/GazetaBlic Sport/