Ish-zëvendëskryeministri i Kosovës, Haki Abazi, dhe njëherësh deputeti i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, ka folur për shefen e Grupit Parlamentar Mimoza Kusari Lila. Sipas tij ai ka pakënaqësi udhëheqjen e GP të LVV-së, ku ka thënë se deputete nuk po kanë hapësirë për t’i shprehur idetë e tyre.
Abazi e ka treguar numrin e njerëzve të cilët flasin nga GP i LVV-së në Kuvendin e Kosovës, qe sipas tij janë, 2-3 deputetët që flasin për çështje të caktuara.
“Ekziston skenari i folësve, që është normale se nuk munden të gjithë me afritë me fol por skenari duhet të jetë rezultat i debatit të ma hershme që bëhet brenda grupit parlamentar për me u caktua jo njerëzit që gjithmonë e marrin fjalën dhe jo çdo herë janë të përgatitur për temat por domosdoshmërisht janë në një linjë të caktuar me shefen e GP- të LVV-së”, ka shtuar ai në Debat Plus.
Abazi i ka treguar se cilat kanë qenë kërkesat e e tij të cilat nuk janë marrë parasysh nga shefja e Grupit Parlamentar të LVV-së.
“Unë kam bërë propozimin me shkrim sipas marrëveshjes dhe procedurave për nisjen e komisionit hetimor për privatizim në shkurtë të këtij vitit tani ne jemi në tetor unë dhe sot nuk kam përgjigje absolutisht nuk është proceduar kërkesa për krijimin e Komisionit Hetimor për Privatizimin në Kosovë”.
Sipas tij ai kishte bërë kërkesa që të krijoheshin komisionet për të cilat kanë folur vazhdimisht siç është, SHIK etj.


