Sporti

Maccabi Haifa në avantazh të dyfishtë ndaj Juventus, nuk ka gol pas 45 minutave në Danimarkë

10/11/2022 19:36
nga:Mergim Rreci

Kanë përfunduar pjesët e para në dy ndeshjet e Ligës së Kampionëve.

Copenhagen dhe Manchester City po barazojnë pa gola, 0 me 0, shkruan GazetaBlic Sport.

Ishte një pjesë e para fantastike mes dy skuadrave, ku kishte gjithçka tjetër përveç golit.

Fillimisht, Rodri shënoi një super gol, por sistemi VAR e anuloi atë. Më pas, kishte një penallti për Cityn, por Mahrez dështoi ta konkretizonte atë.

Në minutën e 30-të, skuadra angleze mbeti me 10 lojtarë në fushë, me Gomez që u përjashtua nga ndeshja.

Në ndeshjen tjetër, Juventus është në disavantazh nga Maccabi Haifa. Rezultati në Izrael është 2 me 0.

Atzili shënoi të dy golat e ndeshjes pas 45 minutave. Duhet cekur që Di Maria u lëndua keq dhe rrezikon pjesëmarrjen në Kupën e Botës.

/GazetaBlic Sport/