Tayna, është njëra nga reperet më të suksesshme shqiptare.
Së fundi, ajo ka publikuar projektin e saj “Teket”.
Reperja ka njoftuar përmes rrjeteve sociale se ka realizuar plot 35 këngë.
Gjithashtu ajo ka njoftuar se “Teket”, ka arritur sukses që për tri ditë kaloi shifrën e tre milionë klikimeve në ‘YouTube’.
“Tri ditë/ 3 milionë është si rruga e ime në këtë jetë 33. 35 këngë për vetëm 4 vite karrierë të krijuara krejt vetë e po më duket që gjithë jetën. Faleminderit për përkrahjen e vazhdueshme. Plus hite tjera kemi plot që nuk janë publikuar akoma. Deri atëherë…numri që keni telefonuar po feston duke ndriçuar.”, ka shkruar ajo.
Ndryshe, ajo ka numëruar koncerte të shumta gjatë sezonit veror.



