Sporti

Barcelona i frikësohet pushtimit të tifozëve zikaltër, kontroll në Camp Nou për këdo që vesh ngjyrat e Interit

10/11/2022 15:12
nga:L J

Barcelona ka publikuar një rregullore të re për ndeshjen kundër Interit që ka të bëjë me tifozët.

Barça ka publikuyar një lloj manuali për rregullat e sjelljes kushtuar atyre që do të shkojnë për të parë një ndeshje shumë delikate për blaugranasit.

Rregullorja e shtyn klubin që të kontrollojë tifozët zikaltër, edhe në prani të një bilete të rregullt. Çdo tifoz që mbërrin me ngjyra të ngjashme me ato të klubit Nerazzurri do të kontrollohet dhe nuk do të lejohet të futet në zonën e katalunasve.

Kjo rregullore vjen pasi Barça nuk dëshiron të ketë pushtim të tifozëve zikaltër në Camp Nou.

/GazetaBlic Sport