Një aksident trafiku ka ndodhur sot në rrugën nacionale Mitrovicë -Zubin Potok.
Si pasojë e këtij aksidenti pesë persona janë lënduar.
Zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, tha se aksidenti ka ndodhur në fshatin zhabër.
Njoftimi i plotë i policisë:
Sot, rreth orës 10:00, në rrugën nacionale Mitrovicë -Zubin Potok, në segmentin rrugorë fshati Zhabar ka ndodhur një aksident trafiku, në mes të dy automjeteve. Si pasojë e aksidentit pesë persona kanë pësuar lëndime trupore.


