Faton Klinaku ushtrues detyre i OVL UÇK i ka bërë thirrje të gjithë fëmijevë të veteranëve të luftës së UÇK që në rast të problemeve me vërtetime nga Zyra për Çështje të Kategorive të Dala nga Lufta e UÇK-së pranë kryeministrit Albin Kurti të ngrehin padi, raporton Gazeta Blic.
Sipas Klinakut fëmijët e veteranëve të OVL UÇK po kanë problem dëshminë për mos pagesë të semestreve në UP me që dosjet janë në prokurorinë speciale e që këtë procedurë sipas nuk po e kryen ZÇKDL-ja.
Thirrja e plotë:
Të nderuar studentë (fëmijë të veteranëve të luftës së UÇK-së)!
Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së, selia qendrore në Prishtinë, gjithmonë ka lëshuar vërtetime për lirim nga pagesa e semestrave, dhe këtë është duke e bërë edhe tani.
Edhe pse Zyra për Çështje të Kategorive të Dala nga Lufta e UÇK-së, e ka obligim ligjor ofrimin e shërbimeve për kategoritë e dala nga lufta e UÇK-së, nuk po e realizon këtë për shumë nga ju për shkak të gabimeve teknike.
Siç jemi të informuar, shumë nga ju nuk mund t’i merrni vërtetimet në ZÇKDL e UÇK-së për shkak të atyre gabimeve dhe po ju dërgojnë në prokurorinë speciale për kopje të aplikacionit, gjë që vonesat atje ua pamundësojnë realizimin e të drejtave ligjore.
P.S
Nëse tani, në fakultetet e Universitetit të Prishtinës, nuk liroheni nga pagesa e semestrit me vërtetimet që ua lëshon Organizata e Veteranëve të Luftës, selia qendrore në Prishtinë, ju bëj thirrje që t’i ngrisni padi, qoftë fakultetit përkatës, qoftë ZÇKDL e UÇK-së.


