Sporti

U lëndua të dielën, kjo është gjendja e Rrahmanit

10/11/2022 12:07
nga:L J

Qendër mbrojtësi i Napolit, Amir Rrahmani është lënduar në ndeshjen e fundit ndaj Cremonese.

Futbollisti kosovar u dëmtua dhe u largua nga fusha pas 82 minutave lojë, përcjell GazetaBlic Sport.

Përgjigja për gjendjen e Rrahmanit ka mbërritur pas lëndimit të së dielës ndaj Cremonese.

Siç thuhet në faqen zyrtare të Napolit, qendër mbrojtësi ka një dëmtim të tendinit aduktor të gjatë të kofshës së majtë.

Ai nuk pritet të luajë për disa javë – por ende nuk dihet koha e rikuperimit.

/GazetaBlic Sport