Sporti

Moment i sikletshëm, gazetari e pyet Guardiolan për fotografi – por më pas nuk e “hap” dot kamerën

10/11/2022 11:24
nga:L J

Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola, mbeti i habitur pasi iu kërkua një selfie nga një gazetar gjatë konferencës së tij për shtyp para ndeshjes.

City është aktualisht në Danimarkë përpara ndeshjes së tyre në Grupin G të Ligës së Kampionëve me Kopenhagen dhe Guardiola ka folur për mediat të hënën, përcjell GazetaBlic Sport.

Një gazetar iu afrua Guardiolës pasi mbërriti në konferencën për shtyp dhe fillimisht e vendosi telefonin e tij në tavolinë.

Më pas, ai mori sërish telefonin dhe bëri me shenjë drejt Guardiolës, i cili fillimisht ishte i hutuar.

“Më fal?” e pyeti Guardiola-gazetarin, i cili përsëriti atë që donte. Më pas 51-vjeçari pranoi të bënte një foto, por ishte e vështirë nga gazetari për të gjetur butonin e kamerës.

/GazetaBlic Sport