Showtime

“Je e vogla ime”, Arta Nitaj emocionohet nga mamaja e saj dhe Dafina Zeqiri në ditën e saj më të rëndësishme

10/10/2022 22:29
nga:G B

Ditëlindja e Arta Nitajt mori një vëmendje të madhe madje edhe në ekran. Ajo mori një urim nga mikesha e saj, këngëtarja e njohur Dafina Zeqiri.

Ajo i këndoi një moment të shkurtër nga kënga e saj “Happy Birthday”. Edhe në “Dance Albania”, Dafina mori sërish vëmendje.

Jo vetëm kaq por Arta mori një urim mjaft emocionues dhe nga mamaja e saj, që në fakt e përloti.

‘Arta ime, e vogla ime. Që kur ke lindur, ke qenë e destinuar për të qenë lezeti i familjes sonë, kripa, sheqeri. Sot vazhdon po njësoj, vetëm se unë të kam larg e mezi pres të më vish në shtëpi për të ma zbukuru jetën. Edhe 100 e vogla ime!’

Në rrjetet sociale u bë virale një video e Ermal Mamaqit me komentet që ai bëri për Arta Nitajn gjatë natës së parë të “Dance with me”, ku janë respektivisht anëtar jurie dhe konkurrente.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by TV KLAN (@rtvklan)

Aktori risolli në vëmendje Dubain!

Modelja ka folur gjatë klipit të saj në lidhje me situatën dhe theksoi se nuk është prekur aspak nga kjo gjë. Modelja shtoi se Ermali e bëri këtë deklaratë për klikime.

“Nuk e kuptoj përse duhet që të bjeri në nivelin e komentuesve të Facebook-ut apo Instagramit”- u shpreh konkurrentja duke thumbuar aktorin.

Në puntatën e sotme, Ermali u sqarua për deklaratën e bërë duke shkëmbyer batuta.

Nga ana tjetër Arta, e cila buzëqeshi fillimisht por u tha se qau në prapaskenë, u shpreh se “nuk bëhet nami që përmendet Dubai”, teksa iu drejtua Ermalit duke i thënë që “mund të thotë ç’të dojë.”