Sporti

Pioli: Bëjmë maksimumin nesër, tifozët një armë shtesë e jona

10/10/2022 20:58
nga:E K

Milan do të ndeshet nesër me Chelsean.

“Rossonerët” do të kërkojnë hakmarrjen ndaj Chelseat të cilët fituan në “Stamford Bridge” me rezultat 3-0, shkruan GazetaBlic Sport.

Para takimit të nesërm që zhvillohet në “San Siro”, Pioli u paraqit për media.

“Është fantastike të luash para tifozëve tanë, ata na japin mbështetje të madhe, ata janë një armë shtesë për ne.

Ne duam të vërtetojmë se humbja ishte vetëm një rast, jo normalitet. Ne ishim të zhgënjyer me performancën në Londër. Ne duhet të mësojmë nga gabimet tona dhe të bëjmë më mirë.

Ne kemi nevojë për një paraqitje të nivelit të lartë kundër një ekipi të fortë. Nuk duhet të shqetësohemi, nesër është një ndeshje tjetër dhe ne duhet të përpiqemi të jemi në nivelin tonë”, ka theksuar Pioli.

/GazetaBlic Sport/