Sporti

De Rossi arrin marrëveshje me SPAL, pritet të nis karrierën si trajner në Serie B

10/10/2022 19:13
nga:E K

Daniele De Rossi është afër formalizimit të marrëveshjes me SPAL.

Ikona e Romës dhe ish-anëtari i kombëtares së Italisë, De Rossi pritet ta nis karrierën e tij si trajner.

Sipas raportimeve të Fabrizio Romano, De Rossi ka arritur marrëveshje me skuadrën e SPAL, për pozitën e trajnerit.

Kjo do të ishte aventura e tij e parë si trajner. Starti i tij pritet të jetë në Serie B.

Palët akoma nuk kanë formalizuar marrëveshjen e tyre, por në parim është dakorduar gjithçka.