Sporti

Lajm i keq për Bayernin: Musiala mungon ndaj Plzen, rezulton pozitiv me COVID-19

10/10/2022 17:04
nga:E K

Bayern Munich ka marrë një lajm të keq para ndeshjes në Champions League ndaj Plzen.

Ylli 19 vjeçar, Jamal Musiala nuk do të mund të paraqitet në këtë takim, shkruan GazetaBlic Sport.

Musiala së fundmi ka rezultuar pozitiv me COVID-19, ku më pas edhe është karantinuar.

Bayerni shkruan se Musiala ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore. Ndeshja ndaj Plzen luhet të mërkurën nga ora 21:00.

/GazetaBlic Sport/