Antoine Griezmann mbetet tek Atletico Madrid.
“I lumtur që jam aty ku dua. Faleminderit të gjithëve!”, ishin fjalët e francezit pas zyrtarizimit.
Ky është mesazhi i publikuar në llogaritë e tij në rrjetet sociale nga francezi Griezmann, i cili e priti me gëzim lajmin për qëndrimin e tij në radhët e Atletico Madrid.
Marrëveshja me Barcelonën për blerjen përfundimtare të sulmuesit ishte 24 milionë euro në total. Griezmann ka nënshkruar një kontratë që e lidh atë me klubin spanjoll deri në vitin 2026.


