Sporti

ZYRTARE: Atletico Madrid zyrtarizon marrëveshjen me Antoine Griezmann

10/10/2022 14:40
nga:Mergim Rreci

Atletico Madrid dhe FC Barcelona kanë arritur një marrëveshje për transferimin e Antoine Griezmann.

Reprezentuesi francez që nga vera e vitit 2021 deri më sot kishte luajtur për klubin si huazim.

Sulmuesi francez ka nënshkruar një kontratë që do ta lidhë atë me klubin madrilen deri më 30 qershor 2026, përcjell GazetaBlic Sport.