Sporti

Shënoi golin e 700-të, reagon Ronaldo: Sa numër i bukur që kemi arritur së bashku

10/10/2022 13:09
nga:Mergim Rreci

Pesë herë fituesi i Topit të Artë Cristiano Ronaldo ka arritur në kuotën e 700 golave për klube.

Ronaldo shënoi ndaj Everton në ndeshjen e Premier League, përcjell GazetaBlic Sport.

“700 gola. Sa numër i bukur që kemi arritur së bashku! Faleminderit të gjithë shokëve të skuadrës, trajnerëve, klubeve, familjes dhe miqve dhe sigurisht fansave të mi. Të bashkuar vazhdojmë!”, ka shkruar ai.