Sporti

E FUNDIT: Leo Messi nuk luan në ndeshjen ndaj Benficas në Ligën e Kampionëve

10/10/2022 11:57
nga:Mergim Rreci

Le Parisien raporton se Lionel Messi ka munguar në stërvitjen e mëngjesit të kësaj të hëne me Paris Saint-Germain. 

E përditshmja bën të ditur se argjentinasi tashmë nuk do të luajë në ndeshjen ndaj Benficas, takim që zhvillohet në kuadër të Ligës së Kampionëve, shkruan GazetaBlic Sport.

Ai nuk luajti fare as në ndeshjen e Ligue 1 në Reims (0-0) të shtunën.