Sporti

Ferdinand: Haaland dhe Mbappe nuk do të arrijnë nivelin e Messit dhe Ronaldos

10/10/2022 10:10
nga:Mergim Rreci

Edhe pse thekson aftësinë e shënimit të Erling Haaland (Manchester City) dhe Kylian Mbappe (Paris Saint-Germain), Rio Ferdinand, një ish-futbollist i Manchester United, ka dyshime serioze se të dy mund të imitojnë Cristiano Ronaldon dhe Lionel Messin dhe të shënojnë 40 ose 50 gola në sezon për 10 vjet ose më shumë.

“Ronaldo dhe Messi janë dy legjenda dhe askush nuk ka arritur të ruajë nivelin e tyre për kaq gjatë. Është e pabesueshme. Tani po shohim Haaland dhe Mbappé, por nuk besoj se do të arrijnë numrin e tyre. Kjo tregon nivelin për të cilin po flasim”, theksoi ish-reprezentuesi anglez, duke folur për BT Sports.

Haaland ka shënuar 20 gola në 13 ndeshje për kampionët e Anglisë.

/GazetaBlic Sport/