Sporti

Bruno Fernandes: Jam i lumtur për Ronaldon, ai ka punuar shumë kohët e fundit

10/09/2022 23:51
nga:E K

Bruno Fernandes ka lavdëruar bashkëkombasin e tij Cristiano Ronaldo për golin e sotëm me Manchester United që siguroi fitoren ndaj Evertonit. (2-1), përcjell GazetaBlic Sport.

“Jam shumë i lumtur për të, sepse ai ka punuar shumë për të shënuar. Sot shënoi dhe siguroi fitoren, e cila është gjëja më e rëndësishme për të”, theksoi mesfushori portugez në një prononcim për BT Sports.

Ky gol ishte i veçantë për portugezin pasi arriti shifrën e 700 golave me klube.

/GazetaBlic Sport/