Sporti

Rooney: Ronaldo nuk është ai që ishte dikur, duhet ta pranojë këtë

10/09/2022 16:21
nga:E K

Sulmuesi legjendar i Manchester United, Wayne Rooney beson se Cristiano Ronaldo duhet të pranojë faktin se ai nuk është lojtari që ka qenë dikur.

Të dy luajtën së bashku nga 2004 deri në 2009, dhe Rooney tani pretendon se Ronaldo duhet të pajtohet me faktin se ai nuk është më në kulmin e karrierës së tij, përcjell GazetaBlic Sport.

“Natyrisht ai nuk është lojtari që ishte kur ishte 22 ose 23 vjeç. Nuk është e lehtë për të ta pranojë këtë. Trajneri ka planin e tij për lojën dhe suksesin, dhe ai është i ndryshëm nga ai që shpresonte Ronaldo. Cristiano dhe Lionel Messi janë dy futbollistët më të mirë të të gjitha kohërave, por koha kap gjithçka. Duke e njohur, do ta ketë të vështirë të ulet në stol”, tha fillimisht Rooney.

“Unë jam i sigurt se nëse ai është i durueshëm, shansi i tij do të vijë përsëri. Ai është i frustruar kur nuk luan, ai dëshiron të jetë në fushë. Kjo është mjaft e qartë. Pyetja e vërtetë është se si është ai në stërvitje dhe në çfarë humori është. Unë do të thoja se ai po stërvitet mirë dhe se është i lumtur”, shtoi anglezi.

/GazetaBlic Sport/