Sporti

Triumfojnë Llapi dhe Ballkani, Gjilani shpëton në minutat e fundit

10/09/2022 14:56
nga:Mergim Rreci

Kanë përfunduar ndeshjet e ditës së sotme në Superligë.

Llapi ka arritur një fitore shumë të rëndësishme ndaj Drenicës, shkruan GazetaBlic Sport.

Rezultati përfundimtar ishte 3 me 2, me Prognin, Riveran dhe Selimi që shënuan për Llapin, kurse Gavazaj dhe Zeka realizuan për Drenicën.

Ballkani ka arritur poashtu fitoren e radhës ndaj Malishevës, me ndeshjen që përfundoi me rezultat 2 me 1.

Krasniqi dhe Zyba shënuan për Ballkanin, kurse Xhaka shënoi për mysafirët.

Ferizaj dhe Gjilani kanë barazuar me rezultat 1 me 1. Panadic realizoi për avantazhin e skuadrës vendase, por Arbnor Ramdani e barazoi rezultatin në fund të ndeshjes.

/GazetaBlic Sport/