Sporti

Përfundojnë pjesët e para në tre ndeshjet e Superligës

10/09/2022 13:50
nga:Mergim Rreci

Kanë përfunduar pjesët e para të ndeshjeve në Superligën e Kosovës.

Llapit dhe Drenica po luajnë me rezultat të barabartë, 1 me 1, shkruan GazetaBlic Sport.

Progni shënoi në minutën e 15-të për Llapin, kurse Gavazaj barazoi për Drenicën.

Ballkani është në avantazh ndaj Malishevës, atje ku rezultati pas 45 minutave është 1 me 0.

Ermal Krasniqi shënoi nga penalltia.

Ferizaj siguroi avantazhin në fund të pjesës së parë ndaj Gjilanit. Rezultati atje është 1 me 0, me golin e shënuar nga kroati Panadic.

/GazetaBlic Sport/