Sot do të tërhiqet shorti për kualifikueset e Kampionatit Evropian 2024.
Kosova do të mësojë kundërshtarët, me të cilët do të përballet në eliminatoret e Kampionatit Evropian 2024, me shortin që do të hidhet në Frankfurt të Gjermanisë dhe do të nisë në ora 12:00, përcjell GazetaBlic Sport.
Kosova është pozicionuar në vazon e katërt, me Greqinë, Turqinë, Kazakistanin, Azerbajxhanin, Bullgarinë, Maqedoninë e Veriut, Gjeorgjinë, Luksemburgun dhe Ishujt Faroe.
Dardanët nuk do të mund të përballen me Serbinë dhe Bosnje Hercegovinën pasi UEFA i ka ndaluar këto përballje që nga pranimi jonë me të drejta të plota në vitin 2016, shkaku për t’iu shmangur ndonjë konflikti të madh.
Në përgjithësi, pesë çifte-shtetesh nuk guxojnë të takohen në një grup gjatë shortit. Ato janë: Armenia dhe Azerbajxhani, Bjellorusia dhe Ukraina, Gjibraltari dhe Spanja, Kosova dhe Bosnja e Hercegovina dhe Kosova dhe Serbia.
/GazetaBlic Sport/


