Sporti

Mesfushori i Liverpoolit do t’i nënshtrohet operimit, mungon katër muaj

10/08/2022 23:13
nga:E K

Mesfushori i Liverpool-it, Arthur Melo do të mungojë për tre deri në katër muaj pasi do t’i nënshtrohet një operacioni këtë fundjavë.

Braziliani që u transferua te ekipi i Jurgen Klopp për të mbuluar hapësirat nga mungesat e shumta në mesfushë, do jetë ai që do mungojë për një kohë të gjatë, shkruan GazetaBlic Sport.

Sipas raportimeve, Arthur Melo nuk do jetë në dispozicion të teknikut gjerman deri në vitin 2023.