Deputeti i LVV-së, Mefail Bajqinovci, ka hedhur krtika në drejtim të opozitës.
Bajqinovci duke i’u referuar liberalizimit të vizave, thekson se opozita njëherë thotë se është e meritë e tyre ky proces e tani po thonë se Albini ka hyrë në negociata për asociacionin në këmbim të liberalizimit të vizave.
Ai tutje shton se “opozitës i ka humbur koncentrimi e s’po mund të zënë vend askund”
“Opozitës i ka humbur koncentrimi. S’po mund të zënë vend askund. Pse e kanë këtë siklet, ata e dinë më mirë” shkruan Bajqinovci në Facebook raporton Gazeta Blic.
Postimi i plotë:
Filluan shqetësimet e opozitës për liberalizimin e vizave.
Njëherë thonë se është meritë e të gjithëve, e sidomos e opozitës.
Tash po thonë se Albini ka hyrë në negociata për asociacionin në këmbim të liberalizimit të vizave.
Opozitës i ka humbur koncentrimi. S’po mund të zënë vend askund. Pse e kanë këtë siklet, ata e dinë më mirë!
Anipse liberalizimi dhe shampanja ka ndodhur pardje.


