Lajme

Hykmete Bajrami: Pakot e shpërndara nga Qeveria nuk kanë qenë të dizajnuara që të ndikojnë në rritjen ekonomike

10/08/2022 17:40
nga:Y I

Ish-ministrja e Financave, Hykmete Bajrami, në një prononcim dhënë për “Gazeta Blic” ka renditur disa nga faktorët që kanë ndikuar në një rënie të madhe të rritjes ekonomike për vitin 2022 në vendin tonë.

Bajrami thekson se lufta Rusi-Ukrainë shkaktoi krizë energjitik globale ç’ka u përcoll me rritje enorme të çmimeve gjithandej.

Ajo theksoi se Kosova si vend eksportues nuk i shpëtoj inlacionit dhe Qeveria nuk mori masa në kohë për të menaxhuar krizën energjitike.

Tutje, Bajrami potencoi se Pakot e shpërndara nga Qeveria nuk kanë qenë të dizajnuara që të ndikojnë në rritjen ekonomik.

“Lufta Rusi – Ukrainë shkaktoj krizë energjetike globale, e cila u përcjell me rritje enrome të çmimeve gjithandej. Në mënyrë eksponeciale u rritën edhe çmimet e transportit. Kosova si vend importues nuk i shpëtoj inflacionit, derisa Qeveria jonë që nga fillimi ka luajtë rolin e spektatorit duke mos e ndërmarrë masat e nevojshme qoftë për menaxhimin e krizës energjetike, qoftë asaj të rritjes së çmimeve. Pakot që janë shpërndarë nuk kanë qenë të dizajnuara që të ndikojnë në rritjen ekonomike. Për më tepër për faktin se Qeveria e mbajti të bllokuar OSHP-në dhe për shkak të mungesës së masave për ta menaxhuar inflacionin, këtë vit kemi nivelin me të ulët të shpenzimeve kapitale, vetëm 11% në gjatëmujorin e parë’, tha ajo. 

“Sipas ASK-së, në tremujorin e dytë sektori i ndërtimtarisë pëson rënie për rreth 18%. Janë mbi 300 milionë euro të cilat mbahen të bilanc bankar e do të duhej të ishin në qarkullim në sektorin privat. Si rezultat i inflacionit ka zvogëlim të vlerës së parasë dhe qytetarët shpenzojnë pjesën me të madhe të të ardhurave të tyre në artikuj të domosdoshëm, kështuqë ka edhe rënie edhe të investimeve private.Të gjitha këto dhe faktorë të tjerë kanë ndikuar në nivelet e rritjes ekknomke” deklaroi Bajrami për “Gazeta Blic”

Bajrami gjithashtu renditit faktorët që kanë ndikuar që në vitin 2021 të kemi një rritje më të madhe ekonomike.

“Viti 2021, ka qenë vit postpandemik dhe natyrshëm ka pasë një boom të tillë ekonomik. Ngjajshëm si në vendet e tjera të rajonit.Janë disa faktorë që kanë ndikuar në rritjen ekonomike të vitit 2021: menaxhimi i pandemisë gjatë vitit 2020 (ndihmat për biznese dhe qytetarë), prezenca e madhe e diasporës në vitin 2021, remtiamcat e larta, dhe investimet private” tha Bajrami për “Gazeta Blic”

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ka theksuar se Kosovën e pret një dimër i vështirë për shkak të krizës energjitike.

Ajo ka thënë se do të kërkojnë që masat emergjente për situatën energjetike në Kosovë të vazhdojnë edhe më tutje.

“Jemi në një kohë kur moti po fillon të ftohet. Tani po kërkojmë që masat emergjente të zgjaten duke pasë parasysh se pritet të jetë një dimër i vështirë” deklaroi Rizvanolli ditë më parë raporton Gazeta Blic.

Artane Rizvanolli: Kosovën e pret një dimër i vështirë