Sporti

Prishtina – Dukagjini, vazhdon shitja e biletave për ndeshjen e sotme

10/08/2022 14:29
nga:Mergim Rreci

Prishtina dhe Dukagjini do të përballen nën dritat e reflektorëve, me ndeshjen që luhet në ora 20:00 në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Prishtina e ka nisur mirë edicionin e ri dhe po tregon paraqitje të mira, kurse kjo nuk mund të thuhet për Dukagjinin, skuadër kjo që fitoren e parë e arriti në ndeshjen e kaluar ndaj Ferizajt, përcjell GazetaBlic Sport.

Po vazhdojnë të shiten biletat nga kompania ‘Lidra’ në kryeqytet për këtë takim, me interesimin që duket relativisht i madh.