Sporti

Bad News Eagles luajnë sot ndeshjen vendimtare, kërkohet kualifikimi i madh

10/08/2022 11:29
nga:Mergim Rreci

Bad News Eagles kanë pësuar humbje dje me rezultat 2:0 ndaj Spirit.

“Spirit” fitoi me rezultat 16:6 në “de Nuke”, kurse në Mirage mposhtën “BNE” me rezultat 16:11, shkruan GazetaBlic Sport.

Pas kësaj fitore ekipi rus ka siguruar kualifikimin në “Major” të RMR kurse Bad News Eagles do të kenë edhe një mundësi sot që të kualifikohen tutje.

Ndeshja Bad News Eagles ndaj forZe do të zhvillohet në formatin ‘Bo3’, duke filluar nga ora 18:00, dhe ekipi fitues do të siguroj pjesëmarrjen në Major, ndërsa ekipi humbës do të eliminohet.

/GazetaBlic Sport/