Sporti

Barcelona kërkon shërbimet e mbrojtësit të Manchester United, fillon punën për ta arritur këtë gjë

10/08/2022 10:24
nga:Mergim Rreci

Sipas gazetës spanjolle SPORT këtë të shtunë, drejtuesit e Barcelonës do të kenë kontaktuar tashmë përfaqësuesit e Diogo Dalot për të motivuar kalimin e portugezit në skuadrën spanjolle.

Profili i Dalotit i kënaq zyrtarët e Blaugranas, të cilët e konsiderojnë mbrojtësin një përforcim për shkak të cilësisë dhe moshës së tij (23 vjeç), përveç faktit se ai mund të jetë një mundësi reale në treg për shkak të kontratës së tij, përcjell GazetaBlic Sport.

Dalot ka kontratë me Manchester United deri në qershor të vitit të ardhshëm dhe nëse klubi i Mançesterit e sheh të arsyeshme, mund ta rinovojë automatikisht lojtarin edhe për një vit.

Megjithatë, katalanasit nuk përjashtojnë mundësinë që t’i paguajnë një shumë të konsiderueshme United për të liruar portugezin, duke hapur mundësinë e kalimit të tij në Spanjë verën e ardhshme.

Përveç Barcelonës, situatën e Dalot-it po e vëzhgojnë edhe Juventusi dhe AC Milan.

/GazetaBlic Sport/