Spektakël i madh sot në Serie A.
Tre takime sot në program, dy prej tyre pritet të jenë fantastike, shkruan GazetaBlic Sport.
Fillimisht, në ora 15:00, Sassuolo e pret Interin në “Mapei Stadium”, atje ku të dy skuadrat kërkojnë pikët e plota. Interi vjen në këtë ndeshje pas triumfit ndaj Barcelonës në Ligën e Kampionëve dhe do të tentojë që të vazhdojë me rezultate pozitive.
Super ndeshja e javës vjen në “San Siro”, atje ku do të përballet dy rivalët e vjetër, Milan dhe Juventus. Ka interesim të jashtëzakonshëm për këtë sfidë me biletat që janë shitur prej kohësh.
Milani vjen në këtë derbi pas humbjes së thellë nga Chelsea në Ligën e Kampionëve, kurse Juventusi e mposhti Macabi Haiffan.
“Rossonerët” renditen në vendin e 5-të me 17 pikë, Juventus në vendin e 7-të me 13 sosh.
Këto pritet të jenë formacionet e mundshme:
AC Milan: Tatarusanu; Dest, Kalulu, Tomori, Hernandez; Tonali, Bennacer; Krunic, Diaz, Leao; Giroud.
Juventus: Szczesny; Danilo, Bonucci, Bremer; Cuadrado, Locatelli, Rabiot, Kostic; Di Maria, Vlahovic, Milik.


