Lajme

Mbi 52% e shqiptarëve janë pesimistë për të ardhmen e tyre në Shqipëri

10/07/2022 22:26
nga:Y I

Shqiptarët nuk janë optimistë për të ardhmen e tyre në vend.

52.8% e tyre janë pesimistë për të ardhmen e tyrë ne Shqipëri.

Ndërkohë që 18.9% e të pyeturve nga Barometri në Euronews Albania, janë shprehur optimistë për të ardhmen.

28% e të targetuarve janë të pavendosur dhe vetëm 0.3% kanë preferuar të mos përgjigjen.

Të pyetur sesa optimistë janë për të ardhmen e vendit, 51.5% e shqiptarëve janë shprehur pesimistë dhe 21.4% janë shprehur se janë optimistë. Ndërkohë që 27.1% e tyre nuk janë përgjigjur.