Prindon Sadriu,bashkëshori i Presidentes, Vjosa Osmani, ka komentuar postimin e Qeverisë gjermane në llogarinë zyrtare në Facebook, pasi në fotografinë e parë, shihet bashkëshortja e tij, pranë kancelarit gjerman Olaf Scholz e presidentit francez, Emmanuel Macron.
“Qeveria Federale gjermane vendose fotografine me Presidenten e Kosoves dhe Presidentin francez si fotografi kryesore ne postimin e saj ne Facebook per Samitin e Prages”, ka shkruar Sadriu.


