Lajme

Murati: SBAShK-u mblodhi miliona euro nga mësimdhënësit, por nuk u doli në ndihmë

10/07/2022 15:30
nga:Y I

Ministri i Financave, Hekuran Murati, fajësoi opozitën për sabotim të punës së shtetit duke qëndruar prapa grevës së SBAShK-ut.

“U pa kush ka qëndruar prapa këtij organizimi për ta sabotuar punën e shtetit për të lënë mbi 300 mijë nxënës pa mësim për më se një muaj. Pra ishin këto parti opozitare”, ka thënë Murati.

“U shpërfaq po ashtu fakti që mësimdhënësit nuk janë pyetur fare kur është nisur greva. Mësimdhënësit nuk janë pyetur fare edhe kur janë dhënë ofertat e qeverisë”.

Ai tha se i vetmi rast kur mësimdhënësit u pyetën ishte për të dalë nga greva.

“U shpërfaq po ashtu që SBAShK-u nuk i përfaqëson mësimdhënësit sepse kur ishte koha për t’i detyru për të dalë në grevë morën vendim por nuk u qëndroi prapa me kompensim përkundër që për vite të tëra kanë mbledhur miliona euro prej të gjithë mësimdhënësve”.

Ai tha se SBAShK-u i mblodhi 3.2 milionë euro, por kur u desh t’i ndihmojë mësimdhënësit, u tha atyre që të shkojnë te qeveria.

“U shpërfaq po ashtu që në fund të fundit, siç e thashë, humbësit janë të gjithë, janë fëmijët, janë mësimdhënësit, është shteti. Të gjithë jemi humbës në këtë betejë.”