Në një kohë kur po qarkullojnë disa zëra se Cristiano Ronaldo mund të largohet në merkaton e dimrit, drejtuesit Manchester United nuk janë të shqetësuar për këtë situatë.
Sipas ESPN, drejtuesit për djajtë e kuq janë të bindur se sulmuesi portugez do të qëndrojë në klub edhe në merkaton e janarit, pasi nuk beson se asnjë nga skuadrat që i interesojnë CR7 janë të përkushtuara për transferimin e tij, përcjell GazetaBlic Sport.
As United nuk dëshiron që ai të largohet, pasi tashmë e kanë paralajmëruar trajnerin Erik Ten Hag se nuk do të ketë para për të vënë bast për nënshkrimin e një sulmuesi.



