Sporti

Distria Krasniqi do të përballet me kampionen e Evropës në gjysmëfinale

10/07/2022 10:51
nga:Mergim Rreci

Distria Krasniqi e ka siguruar gjysmëfinalen në Kampionatin Botëror.

Xhudistja kosovare ka triumfuar ndaj asaj nga Mongloia, Khorloodoi Bishrelt, shkruan GazetaBlic Sport.

Ishte një fitore fantastike nga xhudistja jonë dhe tashmë në gjysmëfinale do të përballet me Giles Chelsie nga Britania e Madhe.

Ajo fitoi medaljen e artë në peshën 52 kg për femra në Kampionatin Evropian të Xhudos 2022 të mbajtur në Sofje të Bullgarisë. Poashtu, ajo fitoi një nga medaljet e bronzta në garën e saj në Lojërat Olimpike Verore 2020 në Tokio, Japoni.