Lajme

Nis seanca e Kuvendit, Nasuf Bejta betohet si deputet

10/07/2022 10:40
nga:Astrit Gashi

Ka nisur seanca plenare në Kuvendin e Kosovës në të cilën pritet të mbahet një interpelancë, të shqyrtohen disa projektligje dhe rekomandime.

Në fillim të seancës, nënkryetarja e kuvendit, Saranda Bogujevci, ka njoftuar se me pëlqimin e presidentes Vjosa Osmani, Nasuf Bejta do të jetë deputeti më i ri i kuvendit.

Ai do ta zëvendësojë ish-deputeten Vasfije Krasniqi-Goodman, e cila dha dorëheqje për shkak të problemeve shëndetësore.