Lajme

Hajdari: Profesionalizmi nuk i ka munguar Latifit, është dashur t’i ipej mbështetje më e madhe

10/06/2022 21:06
nga:G B

Komentatorja politike, Fatime Hajdari, ka thënë Rifat Latifit nuk i ka munguar profesionalizmi në krye të postit të Ministrit të Shëndetësisë.

Hajdari në Politiko, më tej ka deklaruar se atij i është dashur t’i ipej mbështetje më e madhe nga vartësit e tij, raporton Gazeta10.

“Ne dijmë të mos u hapim hapësirë njerëzve që nuk i njohim, sikur nuk jemi mësuar ende të mos respektojmë hirearkinë pavarsisht kush është ministri…profesionalizmi nuk i ka munguar, dhe është dashur prej të gjithëve pavarsisht subjekteve politike, është dashur t’i ofrojnë mbështetje maksimale, kryesisht prej vartësve të tij”, ka thënë ajo.